DURRËS - Një makinë tip "Benz" është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 në lagjen nr. 12 në Durrës.

Makina është në pronësi të vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani. Policia njofton se ajo ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Makina e Ilir Nishanit e cila u përfshi nga flakët