Debati në ‘Studio Live’/ Shabani: Të ndryshohen emrat e shesheve e rrugëve me figura të Rilindasve, jo Myslim Shyri apo Avni Rustemi! Muça: PR politik për vota

TIRANË- Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Shabani tha se ka emra të figurave të rëndësishëm që mungojnë, e ndërsa është kundër emrave si ‘Myslym Shyri’, sheshi ‘Avni Rustemi’. Ai thotë se ky nuk është një debat për të rishikuar historia, por të ndryshohen këto emra.

“Komunistët filluan të nderonin partizanët e tyre, pra hoqën Murat Toptanit, që përfaqësonte një familje që ka kontribuuar në pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosën Myslym Shyri. Partizanët njiheshin për kontributin në luftën nacional çlirimtare, jeta nuk ka filluar pas luftës ë dytë botërore, siç mendonin komunistët, mendojmë të promovojmë rilindasit, intelektualët e kohës se u mësuan shqiptarëve të flasin gjuhën e tyre, ndërgjegjësuan për identitetin kombëtar, duhet të kemi parasysh se kë nderojmë, në Tiranë ke vetëm partizanë, që o kanë vrarë dikë, Avni Rustemi është tipik, ai ka vrarë Esat Pashën, se u pagua nga Aqif Pasha. Komunizmi e bënte qëllimisht, se donte promovimin e faktit që e kishin ligjitimiteti për të qeverisur. Ne e kemi politikën të bombarduar me njërës që janë me ‘Aqifët’ e kësaj kohe, jetike të promovojmë intelektualët. E rëndësishme të nderojmë ato që flasim shqip. Nuk është debat historik, por vendasja e bustëve është akt politik. Rrugët më të rëndësishme të Tiranës janë partiznët. Vasil Shanto ka vrarë djalin e Isa Boletinit, ne prandaj e nderojmë, të duket normale kjo. Myslym Shyri ka qenë hamall, s’e njihte njeri”, tha Shabani.

Mirëpo, në ndryshim nga Shabani, gazetari Flogert Muça thotë se ky argument nuk qëndron. Ai thekson se në qendër të Tiranës nuk mungojnë nderimi i këtyre figurave historike, duke përmendur sheshin ‘Skëndërbej’, Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, bustin e 3 vëllezërve Frashëri. Ai thotë se edhe partizantët kanë dhënë jetën për vendin e tyre e duhet të nderohen duke theksuar se përdorimi më pas i këtyre figurave nga Enver Hoxha, nuk duhet të zhbëjë luftën e tyre.

“Ne i kemi në mes të Tiranës, madje kemi mbaruar me figurat tona, dhe kemi marrë dhe të huajt. Partizanët kanë dhënë jetën për këtë vend, Enver Hoxha e ka përdorur, po kjo nuk e zhbën luftën e tyre. Të mos ngatërrojmë, se lufta është një gjë dhe shfrytëzimi i gjakur nga Enver Hoxha për të mbajtur pushtetin është tjetër gjë”, tha Muça.

Për Muçën, kjo është një taktikë e Shabanit për të thithur një pjesë të elektoratit meqë janë zgjedhjet vendore të 2023 përpara.

“Dakord që ndoshta kemi njerëz që duhet të nderohen më shumë, por nuk do e quaja vrasës një Partizan, një partizan ka vrarë për atdheun. Më duket një lëvizje për të thithur një pjesë të elektoratit”, vijoi Muça.

Megjithatë, Shabani thekson se përparësi duhet të kenë intelektualët dhe jo ato që kanë vrarë apo kanë eliminuar kundërshtarët politikë. E për këtë tregon  kërkon që të hapë debat politik, ku do të përqendrohet te Tirana, specifikisht. Më herët, Nisma Thurje protestoi te Sheshi ‘Avni Rustemi’ duke kërkuar ndryshimin e emrit të këtij sheshi të rëndësishëm të Tiranës me “Fan Noli”

Lajm në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

 

 

VIDEO-Intervista e plote

 

 

Busti i Avni Rustemit 
 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Debati për të ndryshuar emrat e shesheve e rrugëve me figura të Rilindasve, Çupi: Je kokrra enveristit! Përgjigjet Shabani: Çfarë ke pështyrë, e ke lëpirë

 

Propozimi i Nismës ‘Thurrje’ për të ndryshuar emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar ka sjellë debat mes Endri Shabanit dhe Frrok Çupit në ‘Studio Live’.

Çupi: Nuk do të doja ta komentoja se është një iniciativë që dëshmon boshllëk. Njeriu kur nuk ka çfarë bën, luan me derën, thotë populli. Emrat e rrugëve në kryeqytet janë vendosur si janë vendosur. Nëse do të shkojmë të kërkojmë rrënjët apo biografinë e njerëzve, kjo do ishte një marrëzi që askush nuk e mban mbi vete. Ata që ishin janë vendosur në një kohë të caktuar. Tani çfarë do të bëjmë? Nëse është vendosur një emër partizani do të thotë se është vendosur nga partizanë e çlirimtare. Këta janë enveristë. Enveri merrte vesh që kishte thashetheme në kafe e mbyllte kafenetë. Kjo është të fusësh duart në histori. Më duket lajthitje.

Shabani: Kur nuk di çfarë të flasë, flet kot për çerek ore. Më quan mua enverist…

Çupi: Ti je kokrra enveristit. Je një copë njeriu që do të bësh vetëm polemika. Kërkon të krijosh konflikte. Ty të ka zënë marrëzia dhe del e flet marrëzira.

Shabani: Ke që në ’90 që flet. Ke kaluar sa këtej e andej.

Çupi: Fjala ime ka peshë, s’është e marrë si e jotja.

Shabani: S’mund të më thuash enverist kur unë as nuk kisha lind në kohën e tij.

Çupi: Unë kam kontribuar në këtë vend dhe më dëgjohet fjala. Ju keni një pasion për të thënë marrëzira. Doni ta vini këtë popull sërish në konflikt.

Shabani: Më tregon mua që është turp që dal në televizor. Çdo gjë që ke pështyrë e ke lëpirë sërish, aman të japësh moral ti.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artion: 30/11/2022 08:26

    Ky qenka si saliu dikur qe thoshte data e clirimit eahte 28 jo 29. O shaban hiq dore nga kjo nisme se do te ikin edhe ata followrs qe ke ne facebook

    Përgjigju
  • Mira: 30/11/2022 04:23

    Ruget te emerohen :dollari $, £,¥₩,€... keto sbesoj se duben ndrruar ç' do 20 vjet.

    Përgjigju
  • Iris: 30/11/2022 01:51

    Shabe!Nuk ka me keq se injoranca e qellimshme!Nje pjese e atyre rilindasve,apo firmetareve te pavaresise zgjodhen me vone te bashkepunonin me pushtuesit dhe te merrnim rrogen e tyre.Dhe per cilet //intelektuale// e ke fjalen? Shumica e intelektualeve vinin nga familjet e medha te pasura bejlere e tek-tuk ndonje nga borgjezia e mesme.Intelektualet shqiptare u mjaftuan me ndonje botim,por a bene ndonje gje per te emancipuar e zhvilluar vendin? A hapen ndonje shkolle?A e luftuan analfabetizmin? Une di vetem dy shembuj,ne mos gaboj,nje nga keta Toptanet,hapi muzeumin e pare dhe Mithat Frasheri qe dhuroi e hapi nje biblioteke,po intelektualet e tjere me cfare kontribuan? Hapen universitete e spitale si Vanderbilded e Rokfelleret?Ndertuan salla gjigante per artin e muziken si Carnegy ne U.S.?A kontribuan per elektrifikimin si Morgan e Westinghouse? A ndertuan ndonje hekurudhe si Vanderbild? A hodhen bazat filozofike per ndryshim, si iluministet franceze para revolucionit? Te pakten hamalli Myslym Shyri dha jeten,po intelektualet e tu a falen pak nga shpirti e njohurite e tyre per iluminimin e ketij populli te vuajtur,se nuk po flasim per parate e florinjte? Dhe Esat Toptani qe u vra nga Avni Rustemi,ishte nje tradhetar qe shiti vendin dhe stershiti veten e tij per aspra e pushtet,me keq se Juda Iskarioti, qe cdo njeri do te ishte i gatshem te paguante per t'a vrare.Dhe fakti se sa letra e telegrame u derguan nga mbare bota shqiptare ne mbrojtje te A.Rustemit,tregon se shqiptaret i kane njohur mire historikisht kush kane qene patriotet,e kush kane qene tradhetaret.Dhe sa per faktin qe ty te duket anormale qe ne nderokemi Vasil Shanton,atentatorin e djalit te Isa Boletinit,e theksoj-Atentatorin-jo vrasesin sic perpiqesh t'a ulesh ti,perkundrazi mua me duket anormale qe ti ben //te paditurin//,apo //shejtan-budallain//,sic thote populli per faktin se kush ka qene djali i Isa Boletinit!! Isa Boletini ka qene nje patriot,por djali i I.Boletinit,ka qene nje nazist i betuar,komandant i Batalionit //SS// ,nje nga pergjegjesit e Masakres se 4 Shkurtit ku u masakruan njerez te pafajshem.Vasil Shantoja ka ekzekutuar asgje me teper se nje plehre,nje tradhetar e kolaboracionist pushtuesi dhe i lumte dora per vepren qe ka bere!Dhe kur thua e rendesishme eshte te nderojme ata qe flasin shqip,shqip flet dhe nje tradhetar ne sherbim te pushtuesit,shqip flet dhe nje qe ka luftuar per llogari te ISIS,shqip flet dhe ndonje qe merret me krime,a mos valle duhet t'ju veme rrugeve emrat e ketyre pse na folkan shqip?!

    Përgjigju
    • Besnik Hasanaj: 30/11/2022 09:16

      Të lumtë ajo dorë që e ke qëndisur ???????????????? Haxhtë dhe Esatët nuk paskan fundë .

  • Beni: 29/11/2022 22:26

    Une mendoj qe te hiqen emrat e deshmoreve te komunizmit,dhe te vendosen emrat e deshmoreve te demokracise qe jane marre me droge,prostitucion,trafik armesh etj

    Përgjigju
    • Ideja: 30/11/2022 08:59

      Te shiten me ankand emrat e rrugeve, them une, qe t’i blejne trafikantet para se tu plase tritoli nen sedilje.

  • Avni rustemi hero: 29/11/2022 22:11

    O legen shaba,cfare emri do ti vesh shesheve e rrugeve o "kopil" i agush mutit. Te sugjeroj te vesh keta emra, agush cepani hajdut, mona silikonja nga mesi e larte e poshte, kejdi dhembacka, kurvat e jales, dashnorja kengetare e agushit. O rrace e poshter qe do te ndyresh idealin dhe gjakun e atyre djem e burra qe para familjes e jetes se tyre vune interesin e lirise e vendit, qe ti o kellire &co cirreni si kriminele. Rilindasit dhe krijuesit e kombit populli i ka ne piedestal. Kush hengri corbe te prishur ne kohe kritike mori denimin e merituar.

    Përgjigju
  • Eva: 29/11/2022 22:02

    Nje fjale e urte popullore thote "je segment qe nuk ke as din e as imam". Ne 11 Nentor te cdo viti ne Mbreterine e Bashkuar, aty ku ke studiuar e je "Ç"shkolluar, kujton me respekt te renet e luftes se pare e dyte boterore, ato qe derdhen gjakun ne lufte per clirim e popujve. T'i thua te fshijme ate pjese te historise se lavdishme te popullit shqiptar qe e renditi ne rradhet e aleances dhe qe arriti te shporri nazistet me forcat e veta, pa mbeshtetje te jashtme. Djali i nipit te Isa Boletin, e di shume mire se kush ka qene i jati dhe cfare ka bere. Nese ende nuk e ka marre vesht te bej nje xhiro nga Shkodra se ja diftojne shkodranet se perse u vra i jati.

    Përgjigju
  • Qytetar: 29/11/2022 20:29

    Myslim Shyri, Qemal Stafa, Margarita Tutulani kane vdekur duke luftuar pushtuesit nazi-fashiste. E kane paguar me gjak ate emer rruge. Ti sot ne Tirane ke nje rruge qe mban emrin e dikujt qe ka vdekur duke i dhene Ferrarit me 200 ne ore ne unaze. Ke rruge qe mban emrin e kllounit Silvio Berlusconi. Ke bulevard qe mban emrin e Zhan D’Arkes qe as nuk e ka ditur se ku binte Arberia ne harte. Me keto merru ti Shaban qe paske kohe te merresh me emrat e rrugeve dhe qe na e nxorre edhe Avni Rustemin partizan.

    Përgjigju
  • Meri: 29/11/2022 20:28

    Idjot që kërkon të bëj politikë duke shtembēruar historin,komunizmi dhe partizanët jan dy histori të ndryshme.Pa luftën e partizanëve,ku 28000 dhan jetën për të çliruar atdheun nga pushtusi,Ne,edhe si komb mbase nuk do të ekzistonim.

    Përgjigju
  • Shefqet Çela: 29/11/2022 19:32

    Shabanit i përshtatet pikërisht fjala THURJE. Është merimangë për të kapur ndonjë votë nga budallenjtë. Hiqet "atdhetar" por është rrufjan me synime politike. Të revolton që pikërisht DITËN E ÇLIRIMIT, vjell kundër partizanëve dëshmorë.

    Përgjigju
    • Une: 29/11/2022 21:55

      Nje kopil i Metes eshte. Meta shkon tek varrezat ndersa kopili i vet peshtyn mbi deshmoret... njerez vemje.

  • zeni: 29/11/2022 19:27

    Cfar thote ky fshatari bujkrob, te mohosh keta njerez qe kane bere histori apo te mbash emra rrugesh si krimineli Gazidede.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali