DURRËS - Janë arrestuar sot në mbrëmje 3 vetë për vdekjen e fëmijës 7-vjeçar me inicialet E.Z. nga Vushtria e Kosovës dje tek Ura e Dajlanit në zonën e plazhit, Durrës.

Sipas policisë janë ndaluar: Arlind Liceni, 26 vjeç dhe Gersi Shopi, 25 vjeç. Është arrestuar edhe Sokol Sanxhaktari, 27 vjeç. Të tre gjendeshin mbi motor në çastin e aksidentit.

Të tre shtetasit janë me origjinë nga Elbasani dhe u kapën po në Elbasan.

Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e madhe e motoristëve dhe tejkalimi i kapacitetit mbajtës së motorit. 

Vogëlushi 7-vjeçar kishte ardhur bashkë më familjen për pushime në qytetin bregdetar, ndërsa në momentin e aksidentit ai ndodhej i vetëm.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)