Durrës, motori përplaset me
makinën, humb jetën 26-vjeçari

Durrës, motori përplaset me<br />makinën, humb jetën 26-vjeçari
DURRES- Një 26-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident tek “Ura e Dajlanit” në Durrës.
 
Viktima është Erblin Jashari, 26 vjeç, nga Dibra me banim në Shkozet, Durrës.
 
26-vjeçari ka qenë duke lëvizur me një motor sportiv, dhe është përplasur me një automjet.
 
Përplasja ka qenë fatale, 26 vjeçari ka humbur jetën në vend.
 
Ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Ford”, me targa AA 089 AH, Arbër Dogani, 25 vjeç nga Durrësi, nuk ka pësuar dëmtime nga aksidenti.
 
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim