DURRES- Një sasi prej 180 kg lëndë narkotike hashash është sekuestruar në orët e para të mëngjesit në portin e Durrësit.

Droga ishte fshehur në një kamion me targa AA 057 EO, i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet P. I. Nga të dhënat e para mësohet se është ndaluar 38 vjeçari nga Vlora.

Kjo është sasia e tretë e kapur brenda 6 ditësh çka tregon se porti i Durrësit vazhdon të shfrytëzohet si tranzit për ngarkesat e drogës me destinacion Italinë.
 
 Dy ditë më parë në këtë port u kapën 187 kg kanabis e cila ishte fshehur në një kamion frigorifer. Ndërsa më 25 gusht u kapën 8 kg heroinë që ishte fshehur në një makinë në të cilën udhëtonin 3 vajza.
(sg.shqiptarja.com)