Durrës, nderohet pas vdekjes aktori Xhevdet Ferri me titullin ‘Nderi i qytetit’! E bija: Do të ishte shumë mirënjohës

Aktori durrsak Xhevdet Ferri u nderua me titullin “Nderi i qytetit” 4 vite pas vdekjes.

Ky vlerësim iu dha pikërisht në ditën kur Ferri ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme.

Ceremonia u mbajt në ambientet e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku aktori kishte performuar shumë role. Miq e kolegë ndanë disa kujtime me Xhodën, siç njihej në rrethin e ngushtë.

“Unë kam punuar shumë me të dhe jemi bashkuar në filmin “Mendimi” “Hije që mbeten pas” “Dasma e Sakos” dhe në fund tek filmi delegacioni. Edhe deputet kemi qenë bashkë. Ishim bashkë sepse na puqnin shijet, natyra, diskutimet e përgjithshme për teatrin, filmin, lojën. Gjynah që iku pa mbushur 60 vjeç.”, tha aktori Ndriçim Xhepa.

“Janë shumë emocione për mua, nuk i mbaj dot. Na iku shpejt, humbje për teatrin. Me dridhen gjunjët, nuk flas dot më shumë”, tha Hysen Bashhysa

“Ishte shumë bashkëpunues, krijonte marrëdhënie tepër miqësore dhe shoqërore”, u shpreh aktori Xhelal Tafaj.

“.Xhevdet Feri është ndër bashkëkolegët më të mençur që ka kasta e artit shqiptar. Kishte inteligjencë emocionale dhe intelekt i bekuar nga Zoti me një shpirt shumë të madh me atë që quhet “Artist””, Anila Varfi

“S’para kam emocione, por sot e pata të vështirë. Jam njoh me Xhodën në vitin 81’. Që nga ajo ditë ne kemi qenë çuditërisht shumë të afërt” Petrit Beci

Mes emocionesh dhe mallit, Bora Ferri e kujtoi të atin si një njeri mirënjohës e mjaft modest.

“Sa i bukur ke qenë mo babo. Si s’të ngjava pak më shumë. Ai iku shumë shpejt. Nëse do ishte më ne sot do kishte ndryshuar ngjyrë disa herë sepse ndesh me profesionin që kishte nuk i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes. Një ka virtytet që e karakterizonin ishte mirënjohja dhe sot do kishte qenë shumë mirënjohës” tha vajza e Xhevdet Ferit.

Mirënjohje të përzemërta për atë që i dha artit shqiptar, shprehu edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako. 

“Atij i mjafton emri dhe vepra që ka lënë, por ne i japim dhe vlerësimin tonë modest, them modest, sepse Durrësi nuk i nxë përmasat e tij”  tha kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako

Xhevdet Ferri, ndërroi jetë më 16 janar të vitit 2020 në moshën 59-vjeçare. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agimi: 17/01/2024 03:45

    xhevdet ferri nje aktor ii madh...gjynah qe iku aq i ri,, ikin te miret e mbesin halet...

    Përgjigju
    • edmond (koder rreshen): 17/01/2024 13:13

      Po perse mor Agim je kaq depresiv ! Qa paske ba,qe po te vret ndergjegja dhe na shkrun nga halja ?!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja