Arrestohet Andrea Bregasi, autori i atentatit të dështuar në 'Don Bosko'! Qëlloi drejt makinës ku ishin 3 persona! Në Durrës u kap me pistoletë në hyrje të pallatit

Arrestohet Andrea Bregasi, autori i atentatit të dështuar në 'Don Bosko'! Qëlloi drejt makinës ku ishin 3 persona! Në Durrës u kap me pistoletë në hyrje të pallatit

Andrea Bregasi me cigare pak para atentatit në dhjetor 2023! Foto profili

DURRËS- Në dhjetor 2023 Rudolf Zefi  pronari i një dyqani në zonën e Medresesë në Tiranë i shpëtoi atentatit pasi drejt makinës me të cilën po udhëtonte në rrugën "Don Bosko" u qëllua me 6 plumba. Disa orë më vonë policia identifikoi autorin si Andrea Bregasi ndërsa në një video të publikuar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com autori lëviz qetësisht me cigare në dorë pak para se të qëllonte në drejtim të makinës së Rudolf Zefit, 42 vjeç ku po udhëtonin dhe dy persona të tjerë.

Shtatë muaj më pas, policia e Durrësit informoi se ka arrestuar 33 vjeçarin Bregasi në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11. Të riut nga Tirana i është sekuestruar dhe pistoleta me 9 fishekë. 

Operacioni u kodua "Precedenti" dhe policia kishte pasur informacion për 33 vjeçarin që po lëvizte i armatosur në qytetin e Durrësit.

 'Gjatë këtij operacioni, në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11, u arrestua në flagrancë Andrea Bregasi. 33 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në çantën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje. Në vijim, pas verifikimeve rezultoi se shtetasi ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë" informoi sot policia e Durrësit.

Operacini u krye nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Kush eshtë Andrea Bregasi? 

Andrea Bregasi rezulton të jetë i dënuar më herët për grabitje me armë në një argjendari. Ai është liruar në dhjetor 2022 nga burgu, ku ka vuajtur dënim për grabitje. Për arrestimin e tij si autori i atentatit të dështuar të ndodhur më 14 dhjetor 2023, policia kishte vënë në dispozicion 5 mijë euro për kokën e tij. 

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër