Tiranë/ Atentati në ‘Don Bosko’, autori në kërkim, 5 mijë Є kush jep informacion! Qëlloi drejt mjetit me 3 persona, dyshohet se ngatërroi shënjestër
Autori i dyshuar Andrea Bregasi
TIRANË - Një ditë pas atentatit të dështuar në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. 5 mijë euro shpërblim ofrohen për këdo që jep informacion për autorin e dyshuar Andrea Bregasi, 31 vjeç. Qytetarët që kanë informacion se ku fshihet apo detaje të tjera për Andrea Bregasin mund të telefonojnë në 0694111546, ndërsa policia garanton anonimatin e plotë.
Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
Ndërkohë, një detaj i ri ka dalë nga atentati i ditës së djeshme (14 dhjetor), ku sipas policisë në makinë nuk ka qenë vetëm tregtari Rudolf Zefit, 42 vjeç, por bashkë me të udhëtonin dhe dy persona të tjerë.
“Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën "Don Bosko", ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit "Benz", me drejtues shtetasin R. Z., dhe pasagjerë shtetasit R. Z., dhe R. Z...”thuhet në njoftim.
Andrea Bregasi rezulton të jetë i dënuar më herët për grabitje me armë në një argjendari. Ai është liruar në dhjetor të vitit të shkuar nga burgu, ku ka vuajtur dënim për grabitje. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se policia ende nuk ka një pistë konkrete mbi atentatin, por dyshohet se autori mund të ketë ngatërruar shënjestër.
Pronari i një dyqani në zonën e Medresesë, Rudolf Zefi i shpëtoi atentatit. Report Tv siguroi videon e autorit të dyshuar, i cili lëvizte qetësisht me cigare në dorë dhe qëlloi me 6 plumba në drejtim të makinës. Katër prej 6 plumbave të qëlluar nga pistoleta e autorit prekën makinën.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
Ketij Bregasit nuk i shijon liria, i ben alergji. Mbeti qe femije dhe derisa u rrit burgjeve. Jepini te perjetshem se do i benu nder. Fakti eshte se ky paraqet rrezikshmeri te larte dhe nese nuk kapet keto dite do jete protagonist ne ngjaeje edhe me te renda. 5 mije euro jane pak, duhet mbi 20 mije qe te mund te arihet qellimit.Eshte i paparashikueshem dhe killer i lindur.
Përgjigju