Arrestohet Andrea Bregasi, autori i atentatit të dështuar në 'Don Bosko'! Qëlloi drejt makinës ku ishin 3 persona! Në Durrës u kap me pistoletë në hyrje të pallatit
Andrea Bregasi me cigare pak para atentatit në dhjetor 2023! Foto profili
DURRËS- Në dhjetor 2023 Rudolf Zefi pronari i një dyqani në zonën e Medresesë në Tiranë i shpëtoi atentatit pasi drejt makinës me të cilën po udhëtonte në rrugën "Don Bosko" u qëllua me 6 plumba. Disa orë më vonë policia identifikoi autorin si Andrea Bregasi ndërsa në një video të publikuar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com autori lëviz qetësisht me cigare në dorë pak para se të qëllonte në drejtim të makinës së Rudolf Zefit, 42 vjeç ku po udhëtonin dhe dy persona të tjerë.
Shtatë muaj më pas, policia e Durrësit informoi se ka arrestuar 33 vjeçarin Bregasi në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11. Të riut nga Tirana i është sekuestruar dhe pistoleta me 9 fishekë.
Operacioni u kodua "Precedenti" dhe policia kishte pasur informacion për 33 vjeçarin që po lëvizte i armatosur në qytetin e Durrësit.
'Gjatë këtij operacioni, në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11, u arrestua në flagrancë Andrea Bregasi. 33 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në çantën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje. Në vijim, pas verifikimeve rezultoi se shtetasi ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë" informoi sot policia e Durrësit.
Operacini u krye nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Kush eshtë Andrea Bregasi?
Andrea Bregasi rezulton të jetë i dënuar më herët për grabitje me armë në një argjendari. Ai është liruar në dhjetor 2022 nga burgu, ku ka vuajtur dënim për grabitje. Për arrestimin e tij si autori i atentatit të dështuar të ndodhur më 14 dhjetor 2023, policia kishte vënë në dispozicion 5 mijë euro për kokën e tij.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.4%
-
Të gabuar
4%
-
Të vonuar
41.5%
Vota total: 3914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Plagosi të moshuarin për borxhin e pashlyer, në pranga 31-vjeçari
19 Korrik, 12:48
-
Durrës/ Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, kryhet akt ekspertimi psikiatrik për tre fëmijët
19 Korrik, 12:29
-
Durrës/ Plagosi me armë 70-vjeçarin pas një konflikti të çastit, arrestohet 31-vjeçari
18 Korrik, 20:20
-
Durrës/ Aksidentoi një të moshuar për vdekje një muaj më parë, arrestohet 29 vjeçari dhe i vëllai (EMRAT)
18 Korrik, 14:58
-
Mbi 12.500 pasagjerë në 5 ditë në Portin e Durrësit, 26 sportele në shërbim! Kapiteni Allkaj: Në gusht pritet shtim fluksi
18 Korrik, 10:30
-
Intervista/ Rama e cilësoi si ‘kampion të Rindërtimit’, kreybashkiaku i Shijakut: Punuam pa pushim të ndihmonim familjet në nevojë! Heronj, punonjësit e administratës
17 Korrik, 16:15
-
Fushë-Krujë/ Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 60 vjeçari
17 Korrik, 09:21
-
Kavajë/ Po lahej në plazhin e Golemit, mbytet 61-vjeçarja nga Sllovakia
16 Korrik, 20:41
-
Porti i Durrësit, 10 mijë shqiptarë e të huaj në vetëm 5 ditë
16 Korrik, 18:27
-
Nën akuzë për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, Prokuroria e Durrësit çon në gjyq punonjësit e Kadastrës së Kavajës
16 Korrik, 15:43
-
Aksidenti me motorr i merr jetën djalit të biznesmenit të njohur në Tiranë!
16 Korrik, 11:39
-
Krujë/ Shiste lëndë të dyshuar narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në pranga 32-vjeçari
15 Korrik, 13:54