Një 53-vjeçar, është vënë në prangat e polcisë ditën e sotme në Durrës.

Policia bën me dije se ai u arrestua pasi i kishte dhënë pasaportën e tij Irlandeze të birit 18-vjeç, me qëllim për të kaluar kufirin në PKK Durrës

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës

"Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në Irlandë, pasi i ka dhënë pasaportën Irlandeze  djalit të tij, shtetasit A. B., 18 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë në PKK Durrës me këtë pasaportë, duke shfrytëzuar ngjashmërinë"