DURRES - “Nëse kandidatura e Agron Dukës për kreun e bashkisë nuk ka krijuar entuziazmin e duhur në radhët e PD dhe banorëve të Durrësit, kemi gati edhe kandidatura të tjera serioze”. Ka qenë ky mesazhi që ka lëshuar selia blu në qytetin e Durrësit lidhur me kandidaturat e mundshme për kreun e bashkisë së qytetit. Edhe pse ende nuk ka një vendimmarrje zyrtare nga PD, lidhur me kandidaturat që do të konkurojnë për pushtetin vendor në të gjithë vendin, në Durrës loja tashmë mund të quhet e filluar.
Disa ditë më parë u artikulua gjerësisht emri i republikanit Agron Duka si kandidatura e PD për bashkinë e Durrësit. Ndërkohë që demokratët ia lanë këtë vendimarrje, forumeve përkatëse.
/Shqiptarja.com
Disa ditë më parë u artikulua gjerësisht emri i republikanit Agron Duka si kandidatura e PD për bashkinë e Durrësit. Ndërkohë që demokratët ia lanë këtë vendimarrje, forumeve përkatëse.











