Njëra prej rrugëve më të vjetra të qytetit të Durrësit do të mbajë emrin e klerikut të shquar shqiptar Fan Noli.
Ishte një propozim i Kishës Ortodokse në Durrës në adresë të bashkisë së qytetit që kjo rruge në të cilën Noli ka banuar dhe ka kryer shërbesa fetare të mbajë emrin e tij. Këshilli bashkiak me unanimitet e mirëpriti këtë propozim.

Për nder të Fan Nolit fillimisht u mbajt një meshë pasi më datën 8 mars, në moshën 26 vjeçare ai është shpallur prift. Pastaj në mjediset e jashtme u krye ceremonia e pllakës prej guri me emrin e Fan Nolit.

Në cermoni morën pjesë klerikë të feve të tjera si dhe drejtues të pushtetit vendor.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako theksoi vlerat e Fan Nolit si dhe kontributin e tij të madh në historinë e vendit tonë. Dako tha se"bashkia e ka për detyrë që të vazhdojë të promovojë figurat të cilat kanë dhënë kontribute për vendin dhe vecanërisht për Durrësin".

Propozimi i kishës ortodokse të Durrësit për ti vënë rrugës pranë saj emrin e Fan Nolit erdhi pas një konflikti që ajo pati disa kohë më parë me Shoqatën Fan Noli. Kjo shoqatë dëshironte vendosjen e bustit të Fan Nolit në oborrin e kishës në Durrës gjë që u kundërshtua nga klerikët e lartë. Ky bust udhëtoi në drejtim të Elbasanit dhe është vendosur në mjediset e kishës ortodokse të atij qyteti.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)