DURRËS- Një apartament në katin e shtatë të një pallati në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar është përfshirë rreth orës 22:50 të së dielës nga flakët. 10 banorë të asfiksuar, 4 policë dhe 1 zjarrfikës, të cilët teksa po mundoheshin të shuanin zjarrin e t'i vinin në ndihmë banorëve patën po ashtu probleme frymëmarrjeje nga monoksidi i karbonit, janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.
VIDEO/momentet kur flakët shpërthejnë te apartamenti në katin e 9-të
VIDEO/Pamje brënda apartamentit të shkrumbuar në Durrës
Teksa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar për jetën, dëmet materiale në banesën që rezulton në pronësi të personit me inicialet V.L. kanë qenë të shumta. Sipas policisë, nga hetimet paraprake mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije në një dyshek elektrik.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të normalizuar situatën, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.