DURRES-Një person ka hipur në një nga shtyllat e ndriçimit të stadiumit ‘Niko Dovana’ duke kërcënuar se do të hidhet. Nga të dhënat e para mësohet se ai është Andon Shkodra, ndërsa kërcënon se do të hidhet, pasi ka probleme me pronat.
 
Kjo është hera e dytë që ai kërcënon me vetëflijim, pasi pak kohë më parë ka tentuar që të vetëdigjet me benzinë para gjykatës. Pas njoftimit kanë mbërritur familjarët dhe policia, të cilët po negociojnë që të zbresë.

dy.b/shqiptarja.com