Policia e Durrësit ka arrestuar 30-vjeçarin Altin Allka, i cili mbrëmjen e djeshme ka goditur një infermier në Spitalin Rajonal, pasi pretendonte se infermieri nuk i ka dhënë ndihmën e duhur fëmijës së tij që ishte aksidentuar nga një motoçikletë.
 
30-vjeçari Allka ka goditur infermierin A. R. 38 vjeç dhe ka dëmtuar edhe derën e sallës së operacionit.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Allka do të akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrimi i pronës. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com