Bëhet e ditur se i arrestuari është Emiljan Gjepali, 34 vjeç, banues në Shijak. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se Gjepali është i përfshirë në veprimtari kriminale të cilat janë të vërtetuara me prova ligjore nga ana e Specialistëve për Narkotikët.
Materialet për Emilijan Gjepalin i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Mbi 34- vjeçarin e arrestuar rëndojnë veprat penale " Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"dhe" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkoitkëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të operacionit të koduar”Streha”finalizuar me sukses më datë 16.06.2017, ku u sekuestruan kokainë, municione luftarake dhe armë, më datë 09.10.2017 është ndaluar shtetasi:
• Emiljan Gjepali 34 vjeç, banues në Shijak.
Gjepali dyshohet se është I përfshirë në veprimtarinë kriminale të dokumentuar me prova ligjore nga ana e Specialistëve për Narkotikët.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"dhe" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar në nenet 283/1, 278/4/5 dhe 280 të Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com












