Durrës-Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 2 persona dhe ka nisur hetimin për 7 të tjerë pasi u kapën në flagrancë në 5 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.
"Në vijim të veprimeve procedurale janë vënë në pranga shtetasit A. H., 32 vjeç, banues në Burrel dhe H. T., 40 vjeç, banues në Durrës, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 23 vjeç, E. Sh., 33 vjeç, A. Z., 21 vjeç, J. D., 34 vjeç, Z. R., 49 vjeç, G. P., 37 vjeç dhe A. S., 38 vjeç, të gjithë banues në Durrës", informoi sot policia.
Në vijim të kontrolleve blutë sekuestruan 9 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.