Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë nënkomisarin Gjergji Azislllari, i cili ushtronte detyrën e specialistit në Hetimin e Krimeve të Rënda, pasi pajisi me armë zjarri mikun e Lul Berishës, Gerti Nderjaku.
Azisllari është arrestuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa gjykata ka vendosur masën me “Detyrim paraqitje” për llogari të hetimeve.
Azisllari është arrestuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa gjykata ka vendosur masën me “Detyrim paraqitje” për llogari të hetimeve.
Ndërkaq, Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpia”.
Specialisti i hetimeve në Krimet e Rënda akuzohet se ka pajisur me armë Gerti Nderjaku, i njohur si miku i ish-kapobandës së Durrësit, Lul Berisha, në shkelje të plotë të ligjit. Nderjaku u arrestua gjatë një kontrolli nga policia, ndërsa iu sekuestrua dhe një armë zjarri tip pistoletë.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA






