Durrës, Panariti: Sektori i peshkimit
po formalizohet, plotësojmë kushtet

Durrës, Panariti: Sektori i peshkimit<br />po formalizohet, plotësojmë kushtet
Ndërtimi i një kantieri për riparimin e anijeve, ngritjen e frigoriferëve si dhe ngritjen e një markate vetëm për peshkun, ishin premtimet që ministri i bujqësisë Edmon Panariti u ka dhënë peshkatarëve të Durrësit gjatë një takimi me ta. 

Ministri shtoi se më në fund ky sektor ka dalë nga informaliteti dhe peshkatarët e marrin naftën pa akcisë.

Peshkatarët nga ana e tyre pohuan se zbatimi i skemës së naftës ka vështirërsi, ndërsa ngritën shqetësimin e portit të ri të peshkimit, i cili nuk është funskional pasi i mungojnë kalatat. Porti i ri është mbushur me jahte thanë ata.

 “Ne sot duhet të bashkëpunojmë. Këto fjalë që po them ky është një realitet, ju lutem të dali ndonjëri dhe të ma kundërshtojë. Ky është një realitet që peshkimi është në gropë , në cep të humnerës. Nuk mund të hyjnë varkat atje, barkat e mëdhaja absolutisht nuk mund të hyjnë, është shumë e ngushtë. Kthehemi mbrapa me kënaqësinë më të madhe përballë ministrit. Sinqerisht a e di ministri që ne që nga 2010 ne nuk kemi kantjer për riparimin e mjeteve” është shprehur një peshkatar.
 
Panariti deklaroi se do të kërkojë shtesë në projektin e portit të ri të peshkimit në mënyrë që ai të jetë në funksion të peshkimit dhe jo të jahteve e skafeve.
 
“Duke filluar që nga tetori ne kemi ndërmënd që të tërheqim investitorë sepse është një investim i jashtëzakonshëm nuk është investim i vogël dhe duam ta mbyllim komplet zinxhirin e infrastukturës, ju thashë është kantjer ndërtimi, riparimi anijesh në mënyrë që anijet të mos shkojnë të riparohen në Itali apo Mal të Zi”, tha ministri i Bujqësisë.
 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në