Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë pas një sherri. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:41, në lagjen nr.18 në Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta H. Ll., ka marrë armën dhe ka plagosur në këmbë I. S., rreth 26 vjeç.
26-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është shpallur në kërkim autori.
Policia vijon hetimet për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.
Komento