Këshilltarët e djathtë në bashkinë e Durrësit kanë bashkuar votat me të këshilltarët e majtë, duke miratuar në unanimitet paketën e re fiskale.
 
Paketa e re u miratua me unanimitet me 37 vota pro paketën fiskale dhe mbetet në nivelin e vitit të kaluar me disa ndryshime të vogla.
 
Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka deklaruar se do të miratohen propozimet e opozitës, duke hedhur poshte vetëm propozimin që bizneset që hapen për herë të parë nga të rinj deri në 25 vjeç, të përjashtohen nga tatimet.

Dako ka deklaruar se do taksohen njëlloj me qytetin e Durrësit edhe bizneset e zonës turistike nga Gjiri i Lalëzit deri tek Shkëmbi i Kavajës.

‘’Tarifat vendore i keni në tavolinë. Jemi të hapur që të gjitha ndryshimet që propozoni t’iaprovojmë. Por vetëm një që nuk mund ta miratojmë, atë të heqjes së tatimit dhe detyrimeve të bizneseve të reja’’u shpreh Dako. 
 
 Këshilltari i PD, Armand Teliti është shprehur se nuk është  bërë një zonifikim i qartë ibashkisë së krijuar pas reformës territoriale duke penalizuar në këtë mënyrë bizneset e zonës rurale.
 
Këshilli Bashkiak ka miratuar më pas edhe 8 pika të tjera që ishin në rendin e ditës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com