Një apartament në lagjen 17 në Durrës është përfshirë nga flakët, për shkak të një pajisje elektrike e cila ishte lënë ndezur.

Në momentin që apartamenti u përfshi  nga flakët , në të ndodhej një  familjar i cili ka njoftuar menjëherë  zjarrfikëset dhe flaket janë vene nën kontroll brenda pak minutash.

Si pasojë e zjarrit  nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në  kuzhinën e banesës.