Durrës, 33-vjeçari u gjet i vdekur në kanalin e ujërave të zeza, arrestohet pas 8 ditësh shoku! E hodhi nga ura dhe fshehu krimin: S'doja ta vrisja, më ngacmonte gruan! (EMRAT)

Durrës- Zbardhet vdekja ‘aksidentale’ e një 33-vjeçari në Spitallë të Durrësit, e ndodhur 8 ditë më parë, por që dyshohet se është vrasje me motive të dobëta.

35-vjeçari Majlind Habibi u arrestua sot ,(10 Dhjetor), nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për hedhjen nga ura të shokut të tij, 33-vjeçarit Branko Shkoza, më 2 Dhjetor.

Të dy të rinjtë, me njohje mes tyre, kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin. Pas ngjarjes, i dyshuari e ka fshehur krimin, duke mos treguar, derisa trupi u gjet pas tre ditësh kërkime.

Pas arrestimit, i dyshuari ka shprehur pendesë dhe tha se nuk kishte për qëllim ta vriste. Ai u shpreh se vetëm e ka shtyrë në moment gjaknxehtësie dhe se kanali ishte i cekët, duke menduar që do dilte. Kur mësoi se Branko nuk kishte shkuar në shtëpi, shkoi te kanali të nesërmen dhe pa trupin e mbytur.

"Mendova se nuk do merrej vesh ajo që kam bërë. I thashë të mos ma ngacmonte më gruan, por ai më tha se gruaja ime i zgjidhte vetë hallet e saja dhe u nxeha", është shprehur Habibi sipas burimeve policore.

Policia e Durrësit reagoi sot për ngjarjen, duke dhënë edhe detaje të hetimeve paraprake. Krimi i rëndë ka ndodhur prej datës 2 Dhjetor, por trupi i 33-vjeçarit Shkoza, u gjet më 5 Dhjetor, pas kërkimeve dhe denoncimit që kishte bërë babai i viktimës.

Fillimisht u njoftua për ngjarje aksidentale, rënie nga ura mbi kanalin e ujërave të zeza, dhe për pasojë humbjen e jetës. Ekspertimi paraprak nxori këtë konkluzion. Por Policia tha se sot ai ka ndryshuar: 

“Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore Durrës, nën drejtimin  Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, identifikuan dhe arrestuan autorin e vrasjes së 33-vjeçarit”.

Më tej theksohet se autori e ka hedhur nga ura viktimën “pas një sherri me motive të dobëta”.

“Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se  ngjarja nuk ishte aksidentale”, shpjegoi policia më tej për dinamikën.

Teksa pas mbledhjes së fakteve dhe dëshmive, u zbulua dhe dokumentua me prova shkencore se Majlind Habibi, 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më 2 Dhjetor, pas një konflikti për motive të dobëta, “ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin Branko Shkoza, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën”.

Oficerët po punojnë për të zbardhur dinamikën e plotë, rrethanat dhe shkakun. Kurse hetimet e mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë vendore, teksa do bëhet edhe klasifikimi përfundimtar i veprës penale, pasi paraprakisht dyshohet për vrasje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
Hetimet/ Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit: Vetëm e shtyva dhe nuk doja ta vrisja, por më tha se gruaja jote i zgjidh vetë hallet e saj! Mendova se nuk do merrej vesh ç'kisha bërë

Policia gjatë aksionit të arrestimit të 35-vjeçarit

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e shokut të tij Branko Shkoza më 2 Dhjetor.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, 35-vjeçari Majlind Hatibi ka deklaruar se nuk donte ta vriste 33-vjeçarin dhe se vetëm e shtyu, duke menduar se do dilte vetë nga kanali i cekët.

Dëshmia e 35-vjeçarit:

“Nuk kam dashur ta vras Brankon, por e kam shtyrë duke menduar se ai do të mund të dilte nga uji, sepse aty është cekët. Isha i nxehur për shkak se ai më kishte ngacmuar gruan. I thashë të mos e ngacmonte më. Ai më tha gruaja jote i zgjidh vetë problemet e veta. Në këto kushte e shtyva. Të nesërmen mora vesh që nuk kishte shkuar në shtëpi dhe i familja po e kërkonte. Shkova te  kanali dhe pashë që ndodhej i mbytur në ujë disa metra më larg. U pendova për veprimin tim. Më vonë shkoi policia atje dhe pashë një ambulancë që e mori. Mendova që nuk do merrej vesh ajo që kisha bërë, por do merrej si një rënie nga pakujdesia”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time