Një 29-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi posedonte në banesë një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak pa leje.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit, gjatë kontrolleve në banesë, janë sekuestruar arma e zjarrit, 2 krehra dhe municioni luftarak.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Roof”, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Posedonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit, 2 krehra dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Roof”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi R. R., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.









Komente
Komento