Durrës, përplasën motorin në Manzë ku vdiq pasagjeri, në pranga 3 persona

Durrës, përplasën motorin në Manzë ku vdiq pasagjeri, në pranga 3 persona

Foto nga aksidenti

DURRËS- Tri persona kanë rënë në pranga si pasojë e aksidentit të djeshëm në Durrës vdiq pasagjeri në një motomjet pasi përplasjes me një makinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatit Kullë të Durrësit, ku për pasojë janë arrestuar drejtuesin e mjetit Amonali Halili, Gjim Rusi drejtuesi i motomjetit pasi e drejtonte pa targa dhe Hasi Hasbiu i cili me mjetin e tij ka përplasur për vdekje pasagjerin e motorit me iniciale M.N., Të dy shoferët e mjeteve mbrëmë u larguan nga vendngjarja ndërsa shoferi i motorit u shoqërua fillimisht dje në spital më pas u arrestua për mungesë të targës në motorin që drejtonte dhe që kishte viktimën e aksidentit pasagjer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një shtetasi, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore