DURRES- Një motopeshkatore e ankoruar në portin e Durrësit u mbyt sot paradite, pas manovrave të tragetit të linjës Bari-Durrës, që po hynte në port.
Kapiteneria e portit sqaroi se manovrat e gabuara të tragetit "Adria Ferries" për t'u ankoruar, kanë bërë që të përplaset me anijen e peshkimit, duke e fundosur atë. Trageti ka goditur edhe një anije tregtare të ankoruar pranë saj në kalatën 8 të portit detar.
Motopeshkatorja "Aquario" me gjatësi rreth 15 metra është fundosur menjëherë pranë kalatës, ndërsa anija tregtare ka pësuar dëmtime materiale të vogla.
"Ne kemi nisur punën për nxjerrjen nga uji të motopeshkatores së mbytur, në mënyrë që ajo të mos pengojë veprimtarinë portuale", thanë burimet, duke shtuar se mjeti lundrues i peshkimit parashikohet të nxirret po sot nga uji.
Që prej disa muajsh pranë portit detar ka nisur puna për ndërtimin e portit të ri të peshkimit, çka do të mudësojë largimin e të gjitha motpeshkatoreve nga baseni i portit tregtar të Durrësit
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com