Durres- Publikohen pamjet e plagosjes së 70 vjeçarit më 18 korrik 2024, në lagjen 17 të Durrësit.
Në video duket 70 vjeçari Fadil Hunda i cili shton tek makina e Adil Hidrit për tu sqaruar. Më pas ai tenton të largohet ndërsa autori del nga makina dhe e qëllon me pistoletë.
Në video duket një djalë banor i lagjes tenton ta ndalojë autorin e në fund shoqëron të plagosurin.
31-vjeçari, Hidri u arrestua për plagosje me dashje.
Shkak ka qenë një borxh që Familja Hunda i kishte Adil Hizdrit. Pikërisht për këtë ata janë zunë më fjalë edhe në një lokal. Hizdri qëlloi dy herë me pistoletë mbi 70-vjeçarin Hunda i cili ndodhet në spital.