Një ndërtim i ri pritet të marrë formë në zonën e njohur si Kodër Vila në Durrës, duke sjellë një tjetër ndërhyrje urbane në një hapësirë që deri më tani ka ruajtur karakterin e saj natyror.
Në këtë zonë kodrinore pranë “Vilës së Zogut”, e cila për vite me radhë ka mbetur relativisht e paprekur nga ndërtimet intensive, kompania Rajfi Group synon të zhvillojë një kompleks rezidencial.
Sipas planit, objekti do të ketë 1-7 kate mbi tokë dhe 1 deri në 3 kate nën tokë. Parcela ku do të ndërtohet kompleksi ka një sipërfaqe prej 15,977 m² dhe ndodhet rreth 800 metra larg rrugës kryesore bregdetare.
Leja e zhvillimit është miratuar në fund të janarit 2026 dhe është firmosur nga drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka.
Projekti parashikon ndërtimin në faqen e kodrës, duke shfrytëzuar pamjen e hapur drejt detit Adriatik. Megjithatë, kjo ndërhyrje ngre pikëpyetje mbi ndikimin që mund të ketë në peizazhin natyror dhe ekuilibrin e zonës.
Në përshkrimin e projektit theksohet se vendndodhja është e favorshme për zhvillim rezidencial dhe hoteleri, duke u mbështetur në mjedisin natyror dhe pozicionin e privilegjuar.
Gjithashtu, afërsia me Vilën e Ahmet Zogut, një objekt me vlerë historike dhe arkitektonike, përmendet si një element që i shton prestigj zonës, ndonëse mbetet për t’u parë se si ky zhvillim do të ndikojë në identitetin e saj.
Ndërkohë, prania e pishave dhe gjelbërimit që i kanë rezistuar urbanizimit të tre dekadave të fundit rrezikon të zëvendësohet nga aktiviteti ndërtimor, pasi pritet që punimet të nisin në vijim me përdorimin e mjeteve të rënda.
-
Nuk e kuptoj qe kjo drejtoreshe ka dhene lejen e ndertimit duke e futur shume mire se prerja e pemeve eshte nje masaker natyrore eshte e vetmja qe ka ngelur me peme edhe eshte shume e bukur .Turistet kur vine ngjiten se u pelqen edhe ka historine qe tregon vilen e zogut por nese pemet priten nuk do ta kete kete sharm,nuk na nevoj njeri te shohi béton.Pse nuk bene nje Park lojrash per te gjithe ata femije qe banojne ne Ato apartamente e Shpi e qe duan te muaj e.Kush do mbaj pergjegjsi neser nese dheu do rreshqasi.A ka nje avokat se te kete nje deryrim moral e ti ndaloj keto punime perpara se te fillojne.Si ka mundesi ne 2026 te bllokosh trotuarin prônén e perbashket ku cdokush ne shpijat private e familjet ne apartamente kalojne nuk eshte pare e degjuar ndonjehere te vjedhesh pronen e perbashket te bllokosh rrugen ku kalojne femijet kur vene ne Shpija kur vine nga shkolla.Kur do qerohen nje here e mire keta hajduta qe slan rruge pa vjedhur gure pa levizur e vjedhin hapur.Populli e banoret e zones duhet te Cohen ne proteste e ta bllokojne kete ndertim o tani o kurre
Përgjigju -
1. E gjith siperfaqja te vila e zogut eshte toke shteterore pervec shtepive 1 deri ne 2 kate te ndertuara para clirimit. Kush ja shiti token? . 2 kodra tek vila e zogut ka qene ark kombetar kur eshte nderruar emertimi i kesaje siperfaqe toke . 3 ne kohen e enverit ana e kodres me amje nga deti ka qene e mbjelle me pisha dhe gjineshtra deri ne currila ,per te ndaluar erozjoni e theksura .aty nuk mund te ndertohej . Kush e ka dhene lejen e ndertumit? 4 Kush privatizoi token e reparteve ushtarake tek kodra e viles? Zoti rama je njeriu me i korruptuar gjate gjitha koherave ne shqiperi . Je me i korruotuar se sali berisha dhe ilir meta .
Përgjigju -
Si tha ministri Demo sot, qe prioritet per hapesirat publike do te kene qytetaret dhe jo cdo biznes do te lejohet??!!A vlejne deklaratat e Demos dhe per kete zone qe eshte publike por dhe historike? Po te hapej nje kafene e zhmontrueshme aty do te behej qameti,por po vjen nje firme,ndoshta nga ato /strategjiket/ qe do t'a betonizoje dhe kete cope pyll qe ka shpetuar pa u prekur se me sa duket keta futen ne kategorine e bizneseve qe /lejohen/! Ja dhe hipokrizia e shtetit e dy perfaesuesve te tij,ministrit Demo dhe kesaj Adelajda Rokes qe dha lejen,per te cilen fjaloret e botes te marre se bashku nuk kane mjaftueshem sharje e mallkime per kete qe ka bere!
Përgjigju








Komente
Komento