Një i ri 21-vjeç është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit në datën 24 janar ku K.T. ka humbur të gjitha kontaktet me familjen.

I riu kishte shkuar për në Tiranë me disa shokë për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre dhe më pas ka telefonuar në shtëpi se do të kthehej ditën e nesërme. Pasi e kanë pritur deri mbrëmjen e 25-janarit, familjarët kanë shkuar për të bërë denoncim në Polici.

Nëna e tij ka tentuar shumë herë ta marrë në telefon, por celulari i del i fikur.

Nga verifikimet e para 21-vjeçari K.T ka fikur telefonin prej mesnatës të 24 janarit dhe deri më tani nuk ka asnjë të dhënë prej tij. Policia pritet të pyesë shokët që kanë qenë në festë me të, për të mësuar vendin ku mund të ndodhet ai.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)