Durrës/ Po i jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektvin e rrugores, arestohet 59-vjeçari në zonën e Plepave (EMRI)
10 mijë lekshi me të cilin u tentua të korruptohej efektivi i Rrugores
DURRËS - Një patrullë e Policisë Rrugore të Durrësit ka ndaluar një automjet në zonën e Plepave për verifikime. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Izet Ymeri, 59 vjeç, banues në Lushnjë, ka refuzuar të ndalojë dhe ka ofruar 1000 lekë të reja për të shmangur testin e alkoolit dhe arrestimin.
Pasi ka refuzuar, punonjësit e Policisë e kanë kryer testin, i cili ka rezultuar pozitiv me 0.86 mg/l të alkoolit në gjak.
'Gjatë patrullimeve, me objektiva përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe monitorimin e qarkullimit, patrulla e Policisë Rrugore e DVP Durrës ka ndaluar në zonën e plepave, për verifikime, automjetin me drejtues shtetasin I. Y., 59 vjeç, banues në Lushnjë. Sapo i është kërkuar nga punonjësit e Policisë, që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë. Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi 0.86 mg/l.', njofton policia.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi I. Y. është arrestuar për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
'Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. Y. u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.', vijon më tej njoftimi.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.5%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6962
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ 14-vjeçari me meningjit rëndë në spital! Drejtoresha: Ambientet nuk u dezinfektuan, më njoftuan veç për antibiotikët! Ka panik, prindërit nuk i sjellin fëmijët në shkollë
11 Shkurt, 15:09
-
Durrës/ Autor i 4 vjedhjeve, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)
11 Shkurt, 14:13
-
Guardia di Finanza dhuron dy anije, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve
11 Shkurt, 13:31
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në kërkim një 22-vjeçar! Vijon puna për identifikimin e tjetrit
11 Shkurt, 10:17
-
VIDEO/ Besëlidhja mposht Vllazninë në finale, rikthehet të fitojë Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj
9 Shkurt, 19:29
-
Ruante anijen sekuestruar me naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici, mori 10 mijë € ryshfet dhe zëvendësoi naftën me ujë! Në kërkim 2 të tjerë
9 Shkurt, 13:53
-
Durrës/ Dhunuan 48-vjeçarin dhe qëlluan me kallash në ajër, 3 të arrestuar, mes tyre një vajzë, 2 në kërkim (EMRAT)
9 Shkurt, 11:32
-
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Lezhë-Laç, plagosen dy persona, mes tyre një grua! Superstrada bllokohet për një orë nga trafiku (VIDEO)
8 Shkurt, 15:52
-
Durrës/ Mjeti përplas të moshuarin me motoçikletë në rrugë, dërgohet i plagosur drejt spitalit (VIDEO)
8 Shkurt, 15:25
-
Fushë-Krujë/ I vuri tritol lokalit ‘Brazili i Vjetër’, Report Tv siguron videon kur autori vendos lëndën plasëse
8 Shkurt, 14:30
-
Makina del nga rruga Elbasan-Peqin dhe përfundon me rrota përpjetë në avllinë e shtëpisë, 2 të plagosur
8 Shkurt, 13:32
-
E rëndë në Durrës/ 12-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet nga hemorragjia cerebrale! Familjarët e dërguan me kriza të forta, nisin hetimet (DETAJET)
7 Shkurt, 21:22