Durrës, policia ndalon 2 kosovarë
u kapën me drogë në makinë

Durrës, policia ndalon 2 kosovarë<br />u kapën me drogë në makinë
DURRES- Policia e qytetit bregdetar të Durrësit ka ndaluar në orët e vona të mbrëmjes 2 shtetas kosovarë pasi në mjetin e tyre iu gjet një sasi lëndësh narkotike.

Policia ndaloi 34-vjeçarin kosovar, Mehmet Trellaku pasi gjatë kontrollit u kap me 10 pako kanabis sativa të fshehura në mjetin tip ‘Opel’ me targa CT254WF.

Po ashtu policia gjatë mbrëmjes së djeshme ndaloi 29-vjeçarin kosovar, Valon Krasniqi pasi gjatë kontrollit u kap me 11 pako kanabis sativa të fshehura në mjetin tip ‘Pegout’ me targa CB651KY. Policia po punon për zbardhjen e detajeve si dhe për destinacionin e lëndës narkotike.

 
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit