DURRËS- Dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në lagjen nr. 15 në qytetin e Durrësit. Policia ka identifikuar autorët duke vënë në pranga 34 vjeçarin me iniciale D. M., dhe 49 vjeçarin K. M., të dy banues në Durrës.
Këta dy persona dyshohet se kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”, i cili është sekuestruar si provë materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.