Durrës, Rama jep 1000 tapi:
Përfunduan legalizimet abuzive

Durrës, Rama jep 1000 tapi:<br />Përfunduan legalizimet abuzive
Epoka e legalizmeve abuzive ka përfunduar. Premtimi është dhënë nga kryeministrti i vendit Edi Rama, gjatë fjalës tij në një takim në Durrës ku u shpërndanë dokumetet e legalizimeve për 1 mijë familje.

Rama theksoi se procesi i dhënies dokumenteve mbi pronësin e nuk bëhet në kohë zgjedhjesh, por është një proces që do vijoje dhe nga i cili do përfitojnë mijëra familje shqiptare.

Rama nuk kurseu kritikat karshi qeverisë së djathtë lidhur me procesin e legalizimeve, teksa shtoi se në shumë qytete jane legalizuar objekte që janë në kundërshtim me projektet urbanistike.

Rama u ndal edhe te rishikimi i buxheti për të cilin theskoi se neser do te kalojë në parlament dhe per herë të pare do jete me rritje.

Rama në këtë takim shoqërohej nga ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

Ne jemi shumë të kënaqur që vijmë sot këtu dhe unë jam i kënaqur edhe për një arsye tjetër, sepse ne, nesër në parlament, do të kalojmë rishikimin e buxhetit. Për herë të parë pas 5 vitesh rresht, buxhetin qeveria e rishikon, jo sepse i mungojnë lekë, por sepse ka më shumë lekë në dispozicion për të bërë investime. 5 vite rresht, në fillim të vitit e parashikonin buxhetin njësoj si të parashikosh,  hajde ta blejmë këtë shtëpinë, me idenë se do të fitojmë bastet se është kampionati botëror këtë vit. Pastaj, në shtator, sikur kishin humbur bastet, e ulnin buxhetin dhe e linin popullin në diell edhe rrugët, rrugëve. Ndërkohë që, ne bëmë një parashikim të buxhetit realist. Kemi mbledhur më shumë të ardhura falë rritjes së ritmit të punës, uljes së korrupsionit, rritjes së transparencës në dogana dhe në tatime. Nesër do të miratojmë në parlament një program plus investimesh për muajt e mbetur. Një nga pjesët e këtij programi është një investim shumë i fortë që do të bëjmë në të gjithë zonën e Kënetës në Durrës, në Durrësin e ri, po themi. Ju i thoni Durrësi i ri, por ajo akoma Këneta është. Kështu që, Durrësi i ri do të bëhet pasi të legalizojmë shtëpitë, pasi të bëjmë edhe investimet e duhura, rrugët, ndriçimin, kopshtet, çerdhet. Atëherë do të jetë tamam Durrësi i ri, tani është Këneta, që të paktën shpëtoi nga rrënimi i mëtejshëm. Aty duhet të lindim Durrësin e ri, nuk duhet të rilindim Kënetën.

Ne nuk do të lëmë në baltë askënd nga ata që kanë ndërtuar shtëpinë e tyre dhe që i kanë dhënë formë me tulla dhe me tjegulla, ëndrrës që i ka sjellë nga larg ose nga afër në kënetën e Durrësit apo në zonat përreth qyteteve të mëdha. Por, ne nuk kemi për të falur asnjë që ka zaptuar për qëllime fitimi jo për shtëpi, pjese që i takojnë të gjithëve dhe që ka penguar dhe pengon që Shqipëria të dali në dritë ashtu siç e meriton.

Është e papranueshme dhe e pamundur që të tolerohet që të legalizohen dhe të qëndrojnë për gjithë jetën me tapi, lokale nga me të shëmtuarit që shëmtojnë bukurira të jashtëzakonshme, qoftë në bregdet, qoftë në Liqenin e Pogradecit, qoftë në qytete. Apo është e patolerueshme që sot të këtë akoma njerëz që kujtojnë se mund të zaptojnë tokë, mund të zaptojnë trotuare, mund të zaptojnë mesin e lagjes dhe të ngrijnë lokale. Të gjitha këto nuk do të kenë asnjë shans të shpëtojnë. Dhe të gjithë ata të cilët venë sot një tullë pa leje nuk kanë më asnjë shans që të mos ndëshkohen.





Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh