Mjaftojnë disa minuta shi për të kthyer tek qytetarët e Durrësit problematikën e përmbytjes së rrugëve dukë vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe mjeteve.  

Pas reshjeve të mesditës, në Kodrën e Currilave, një masiv dheu ka rrëshqitur duke bllokuar njërin krah të lëvizjes së mjeteve. 

Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar qytetarët se reshje intensive priten në orët në vijim duke u kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme.


Lajmi kryesor:

Reshjet e dendura të shiut! Përmbytet shëtitorja në Himarë, prani të ujit në disa banesa! Rrëshqitje dheu në Kodrën e Currilave në Durrës