DURRES - Një alarm për bombë në shkollën profesionale të gastronomisë “Hysen Çela” në Durrës vuri në lëvizje policinë e qytetit bregdetar, ndërsa ankthi mori fund pas rreth dy orësh, kur forcat xheniere nga Tirana bënë shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë. Ashtu sikurse edhe në rastet e tjera të shënuara së fundi, alarmi rezultoi fals.
Sinjali i parë u dha përmes një telefonate në sallën operative të policisë rreth orës 07.00 të këtij mëngjesi, ku u përshkrua se një pako e vogël e mbështjellë me natriban dhe me fije plastike gjendej në portën e shkollës profesionale. Frika e policisë ishte për një shpërthim të mundshëm me bombë, pasi mbi pakon e dyshimtë ndodhej një telefon celular. Në këto kushte u desh ndërhyrja e forcave xheniere të mbërritura nga Tirana, të cilat me pajisje të specializuara bënë shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë.
“Hysen Çela” ndodhet pranë dy gjimnaze të tjera dhe Drejtorisë Arsimore të qytetit të Durrësit. Policia vendosi perimetrin e sigurisë për të shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm ndërsa me konstatimin e alarmit fals, qarkullimi u hap si për këmbësorët ashtu edhe automjetet.
Policia nisi hetimet për të zbuluar personin/at që ka lënë qëllimisht pakon që përhapi panik në shkollë dhe institucionet e tjera përreth.
Kanë qenë të shumta alarmet për bombë të cilat pasi kanë përhapur panik për orë të tëra kanë rezultuar false. Vetëm brenda 24 orëve në Tiranë u regjistruan tre alarme false, ku sipas policisë së kryeqytetit bëhej fjalë për pako e valixhe të lënë qëllimisht.
/Shqiptarja.com

Tiranë, rezulton fals alarmi për bombë, pakoja ishte harruar