Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahemtaj, dhe kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e shtëpive të tre familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Ishëm.
Kryeministri Rama premtoi se për Vitin e Ri banorët do të jenë në shtëpitë e reja.
"E rëndësishme është të thoni "Gëzuar Vitin e Ri" në shtëpinë e re. Do duroni dhe pak. Rëndësi ka që shtëpia do të jetë më e madhe dhe më e fortë", u tha Rama banorëve.
Ndërkohë që kryetarja e Bashkisë së Durrësit bëri me dije se në këtë njësi administrative janë duke u ndërtuar 300 banesa dhe 4 shkolla.