Pas një pezullimi tre ditor si pasojë e mos funksionimit të dy vinçave, ka nisur puna në terminalin e kontenierëve në portin e Durrësit.
Ndonëse një detyrim ligjor i vetë konçensionarit për të ofruar shërbim 24 orë, Autoriteti Portual reagoi duke vënë në funksion njërin prej vinçave i cili do të shërbejë për shkarkimin e anijeve tregtarë, të cilat presin në radhë për të kryer procedurat.
Falë ndërhyrjes dhe punës së përbashkët u mundësua vënia në punë e njërit prej vinçave në mënyrë manuale.
Nëndrejtori i portit Durrës Ardjan Qiriçi sqaron se nga ana e institucionit që ai drejton është ofruar një vinç, i cili do të jetë në funksion deri në riparimin e dy elektrovinçave që i disponon koncensionari privat.
Qiriçi, shpjegon se konçensionari turk, i cili prej vitesh e menaxhon këtë terminal ka vetëm dy vinça dhe ato i ka me defekt të rëndë, duke krijuar një situatë kritike përsa i përket transportit të mallrave.
“Prej dy ditësh nuk kishte asnjë operim në port, u morën të gjitha masat. Porti i Durrësit ishte gati që të merrte pjesë në operim edhe me mjetet e tij, por nga dje situata u përmirësua dhe është duke u punuar në terminale. Kërkohet një punë akoma më e mirë nga ana e koncensionarit” tha ai.
Ky nuk është rasti i parë që puna ndërpritet në terminalin e kontenierëve në portin detar të Durrësit.
Vazhdimisht kompanitë e biznesit, mallrat e të cilëve hyjnë në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit janë përballur me ndërprerje të punës pa paralajmërim për shkak të mosfunkionimit të vinçave.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO