DURRES- Ora në pamjet e filmuara në kamerat e sigurisë shënon 13:25, 29 maj 2024 në nr. 17/1 Durrës. Dy persona të veshur me të shkurtra i afrohen një personi tjetër. Duket se i thërrasin në emër, pasi 20 vjeçari ndalon. E godasin me grusht.
Policia ka identifikuar si autorë të sulmit dy vëllezërit Arjan Gega, i arrestuar ndërsa Gjin Gega ende në kërkim. Duket se mes vëllezërve me ish fqinjin e tyre i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri, kishte një konflikt të hapur.
Dy vëllezërit Gega kanë konstatuar se ish fqinji i tyre me të cilin kishin pasur një mosmarrëveshje për shkak të përplasjes së automjeteve e kanë konstatuar në një servis. Policia thotë se të rinjtë e kanë qëllura me pistoletë e falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar një konflikt me armë.
“2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Një telefonatë ka njoftuar policinë për konfliktin mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete dhe menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
"Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Arjan Gegën, 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gjin Gega, 25 vjeç, banues në Durrës' informoi sot policia e Durrësit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Demet nga perplasjet e makinave zgjidhen duke njoftuar menjehere policine dhe inshurencen e makines,jo me ligjin e bjeshkeve,apo kujtoni se jetoni akoma ne bjeshke?! Jetoni ne Durrres,sa per kujtese!
Përgjigju