DURRES- Sekuestrohen në portin e Durrësit, 10 kilogramë heroinë e ndërsa në pranga është vënë një i ri nga Librazhdi. Burime nga policia e portit thanë se, i arrestuar është Mirçea Hysenllari, 26 vjeç.

Aksioni është organizuar rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes së djeshme, nga strukturat e sektorit antidrogë të Policisë në qytetin bregdetar të Durrësit,

Sipas policisë, lënda narkotike ishte e fshehur në shasinë e automjetit tip ‘Mercedez Benz’ me targa AA 468 IN.

Forcat e policisë kishin marrë informacione në lidhje me këtë trafi, duke arrestuar edhe poseduesin e saj, 26 vjeçarin nga Librazhdi, Mirçea Hysenllari.

Sipas të dhënave të para nga strukturat e antidrogës droga e llojit heoinë kishte si destinacion Italinë dhe do kalonte nëpërmjet Portit të Durrësit. 

Ndërsa strukturat e antidrogës së Vlorës, sekuestrojnë rreth 20 kg marijuanë, e cila ishte fshehur në një furgon me targa AA 163 GZ. Forcat e policisë arrestuan shtetasin Islam Ruci ndërkohë që kanë nisur hetimet.

Redaksia online
(ac/dd/shqiptarja.com)