DURRËS – Në portin e Durrësit janë sekuestruar 1000 celularë kontrabandë, të cilët u tentua të futeshin në Shqipëri. Këtë fakt e bën të ditur korrespodenti i tv. “A1Report!”, Artur Korriku.

Celularët e markave të vjetra ishin fshehur në një thes të futur në pjesën e poshtme të një trailer, ku qëndrojnë gomat rezervë. Traileri vinte nga Gjermania. Nuk është identifikuar ende pronari. Dogana bëri menjëherë sekuestrimin e tyre. Nëse ata do të ishin hedhur në treg, dëmi në ekonomi do të ishte 800 mijë lekë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)