Durrës, sekuestrohen 372 kg
kanabis, arrestohen dy durrsake

Durrës – Komisariati i policisë së Shijakut ka arrestuar shtetasen Renata Kebej, 38 vjeç dhe shtetasin Artur Selmani, 33 vjeç për posedim të lëndëve narkotike.
 
Të dy shtetasve, banues në Durrës, i janë sekuestruar nga policia 372 kg “Kanabis Sativa”. Lënda narkotike u sekuestrua gjatë kontrollit të automjetit furgon tip Toyota  me targa angleze X 613 ELA.
 
Në segmentin rrugor Shkafanë - Gjiri Lalzit, drejtuesi i mjetit u urdhëruar nga policia që të ndalonte, por nuk i është bindur urdhërit. Më pas automjeti është gjetur i braktisur  në flakë në afërsi të Gjirit të Lalzit.
 
Pasi kanë fikur flakët, policia në pjesën e pasme të mjetit ka gjetur dhe lëndën narkotike e mbështjellë me një qese plastmasi e cila ishte fshehur në një çantë sporti.
 
Aktualisht policia është duke hetuar për të zbardhur origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike, si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari.
 
Materialet për vepreë penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Durrësit.

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Vorë/ Shfrytëzonin biznesin për lojëra fati dhe baste online, arrestohen dy kushërinjtë

Vorë/ Shfrytëzonin biznesin për lojëra fati dhe baste online, arrestohen dy kushërinjtë