DURRES- Pesë kilogramë heroinë janë sekuestruar mbrëmë në portin e Durrësit. Droga është gjetur në mjetin tip Benz Kamionçinë, me targë AA 225 AS, gjatë një kontrolli të policisë kufitare të qytetit bregdetar, para se automjeti të fillonte udhëtimin me tragetin e linjës Durrës-Bari.
. Policia ndaloi drejtuesin e automjetit Gëzim Osmani 29 vjeç nga Skrapari, banues ne Durrës. Droga e sekuestruar ishte ndarë në 10 pako, kishte si destinacion Italinë, ndërsa po punohet për origjinën dhe personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në trafik.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com