DURRËS – 600 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë është sekuestruar paraditen e sotme rreth orës 10:00, duke arrestuar në flagrancë edhe një 22 vjeçar si posedues të saj.
Mësohet se heroina është sekuestruar nga ana e Seksionit kundër lëndëve Narkotikeve në Durrës, kur rreth orës 10:00 është finalizuar operacioni “Blic”, ku është arrestuar në flagrancë Elio Çibuku, 22 vjeç.

Blutë e Durrësit bëjnë të ditur se operacioni është finalizuar pas një hetimi 4 mujor ne bashkëpunim me Prokurorinë Durrës.
Lënda narkotike është gjetur në banesën e 22-vjeçarit, në lagjen 6 në Durrës, të cilit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia e 600 gramë heroine, 790.000 lekë, një peshore elektrike si dhe 4 copë telefona.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com