Janë goditur në Portin e Durrësit dy tentativa për të futur cigare kontrabandë në Shqipëri.

Policia njofton se përmes operacionit të koduar ‘Trageti’ u sekuestruan 798 steka cigare pa pullë fiskale, një armë zjarri automatike AK-47, një automjet dhe dy celularë.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një 34-vjeçar, ndërsa është vënë në hetim edhe përgjegjësi i hotelerisë së tragetit.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.