Në protestë iu bashkuan edhe deputetët kritikë, Berisha: Zgjedhja e duhur, por nuk i injoroj problemet e brendshme

 

Një ditë pas protestës, Sali Berisha ka komentuar faktin që iu bashuan edhe deputetët kritikë. Berisha tha se se kanë bërë zgjehdjen e duhur dhe se janë të mirëpritur në Partinë Demokratike. Por, ai tha se nuk i injoron problemet e brendshme.

“Kanë përmbushur një detyrim moral dhe ligjor. Janë deputetë të PD dhe janë gjetur me zgjedhësve mbështetësve aty ku duhet të ishin. Unë i përgëzoj. E kam deklaruar që protesta i mirëpret, i kemi ftuar. Janë deputetë të PD-së, nuk injoroj problemet që ekzistojnë, ata që vijnë në PD e parë dinë të marrin vendimet e duhura”, tha Berisha.

Përveç benikëve të tij, si Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, në protestën e Berishës morën pjesë edhe deputetët demokratë që kanë qenë kritikë ndaj tij, si Grida Duma e Ervin Salianji, Dash Sula, por nuk munguan as nga "grupi i Alibeajt" si Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Xhelal Mziu, Dhurata Çupi dhe aleatët Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka.

Pjesa tjetër e deputetëve, mes tyre edhe Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj apo Gazment Bardhi zgjodhën që ta bojkotojnë këtë protestë, ndonëse Berisha ua kishte bërë të qartë se nuk ishin të ftuar.


Lajmi kryesor:

Berisha: Do vijojmë me protestat! Deputetët që na u bashkuan, zgjedhje e duhur, por s’i injoroj problemet! Po të ishte Basha do më merrte lajmin


SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?