Durrës/ Sekuestrohen mbi 1300 kuti ilaçesh kontrabandë të fshehura në kamion! Mes tyre edhe medikamenti i shtrenjtë i COVID-19, Remdisivir

Durrës/ Sekuestrohen mbi 1300 kuti ilaçesh kontrabandë të fshehura në kamion! Mes tyre edhe medikamenti i shtrenjtë i COVID-19, Remdisivir

Ilaçet e sekuestruara

Janë sekuestruar në Durrës mbi 1300 kuti ilaçesh kontrabandë të fshehura në një kamion.

Mes ilaçeve të sekuestruara ndodhet edhe medikamenti i shtrenjtë i COVID-19, Remdisivir. Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtuesin me iniciale K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar kishte edhe një sasi medikamentesh mjekësore të padeklaruar, të cilat u sekuestruan.

Kontrollet u kryen nga Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

"Dogana Durrës, sekuestrohet një sasi e konsiderueshme ilacesh kontrabandë. Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan  një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.  Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan.  Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hiu: 10/08/2021 08:23

    Shikoni tmerrine leket e e padeklaruara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota