20 familje të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan këtë të mërkurë përpara bashkisë së Durrësit, pasi fabromat shkuan tek Ura e Dajlanit për të shembur shtëpitë e ndërtuara pa leje mbi kanalin kullues. Banorët kanë bërë rezistencë duke mos lejuar mjetet e punës së IKMT-së për të vijuar me shembjet. Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar banorët nga zona, për të lejuar vijim e zbatimit të planit.
Më 21 janar ata janë njohur me vendimin e IKMT-së, pasi ndërtesat pengojnë qarkullimin e ujit, I cili do te zgjerohet pas përmbytjeve të fundit në Durrës.
Sipas të dhënave, parashikohet prishja e 16 banesave të qëndrueshme dhe 4 barakave qe janë ndërtuar në mënyrë informale prej 20 vitesh.
Aktualisht, 3 prej tyre janë shembur dhe banorët kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa të tjerëve u është lënë afat deri ne fund te kësaj jave.
“Na ka ardhur letra për shembje më 21 janar dhe sot kanë ardhur me fadroma për t’i shembur. Ne nuk kemi ku shkojmë. Nuk jemi kundër shembjes, por të na gjejnë strehë, se nuk kemi ku t’i çojmë fëmijët.”
“Jam jashtë me katër fëmijë, pa punë dhe me burrin e sëmurë. Barakën ma shembën dhe na lanë në shi e të ftohtë. Kërkoj ndihmë nga bashkia.”
“Plaçkat na kanë mbetur brenda. Shtëpia u shemb një ditë pas letrës. Unë po rri jashtë, nuk kam të ardhura për të paguar qira”, thanë banorët.
“Kemi kërkuar pezullimin e aksionit derisa familjet të gjejnë strehim me qira. Bashkia ka përmendur mundësinë e bonusit të qirasë, por duhet kohë që familjet të sistemohen”, tha përfaqësuesi i shoqatës.
Banorët kërkojnë nga Bashkia e Durrësit të mbështeten me bonus qiraje për të paktën një vit. Po kështu kërkojnë që të shtyhet afati për shembjen e banesave derisa ata të kenë plotësuar dokumentacionin për strehim.
20 familje të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan këtë të mërkurë përpara bashkisë së Durrësit, pasi fabromat shkuan tek Ura e Dajlanit për të shembur shtëpitë e ndërtuara pa leje mbi kanalin kullues. Banorët kanë bërë rezistencë duke mos lejuar mjetet e punës së IKMT-së për të vijuar me shembjet.
Disa janë futur në ambientet e pritjes së Bashkisë Durrës dhe paralajmërojnë se nuk do të largohen prej aty deri në gjetjen e një zgjidhjeje për strehimin e tyre. Ata pretendojnë se disa prej shtëpive të shembura ishin të legalizuara dhe një pjesë tjetër në proces legalizimi.
Banorët në Urën e Dajlanit kanë bërë rezistencë ndaj IKMT-së, të cilët kanë ‘zbarkuar’ në zonë me mjetet e punës për të shembur 16 banesat dhe 4 baraket e ndërtuara pa leje në zonë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar banorët nga zona, për të lejuar vijim e zbatimit të planit.
Komente







