DURRËS - Një konflikt mes dy familjeve mirditore ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës dhe si pasojë është plagosur një 48-vjeçar.

Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, fqinji Pjetër Tosku është personi i plagosur, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit.

Ndërkaq pas disa orësh policia ka vënë në pranga edhe autorin e dyshuar të kësaj plagosjeje, i cili është Mirash Lepuri.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. Përplasja mes dy familjeve ka ndodhur në lagjen pranë Vilës së Zogut në Durrës.


Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)