DURRËS - Tre persona janë përfshirë në një konflikt në një pikë karburanti në lagjen nr.17.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, teksa dy shtetas janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Rreth orës 13:45, G.H., 42 vjeç dhe H.Gj., 46 vjeç janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e karburantit në lagjen nr.17, shtetasin S.P., 62 vjeç.
Në komisariat janë shoqëruar G.H. dhe H.Gj.