Durrës/ Sherr pas mesnatës në lokal! Babë e bir përplasen me tre vëllezër, plagosin të voglin

Durrës/ Sherr pas mesnatës në lokal! Babë e bir përplasen me tre vëllezër, plagosin të voglin

Policia e Durrësit

Një konflikt fizik mes 5 personave, tre vëllezër nga fshati Fllakë dhe babë e bir ka përfunduar me përdorimin e armëve në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja u regjistrua  në një lokal në lagjen nr 13 në qytetin e Durrësit, ku ka mbetur i plagosur dhe njëri prej vëllezërve. Policia bën me dije se 51-vjeçari është arrestuar, ndërsa vijon puna për kapjen e djalit të tij, 28-vjeç.

 Policia bën me dije se 51-vjeçari është arrestuar, ndërsa vijon puna për kapjen e djalit të tij, 28-vjeç.

Pas një konflikti të çastit, në një lokal, u plagos me armë zjarri një 25-vjeçar, rast për të cilin Policia arrestoi menjëherë një 51-vjeçar dhe po punon për kapjen e djalit të tij.

Rreth orës 03:20, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në një lokal në lagjen nr. 13, ndërmjet shtetasve R. C., 25 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe M. C., 28 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Fllakë, dhe shtetasve A. K., 51 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, babë e bir, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi R. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasi A. K., si dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. K.. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale të shtetasve të përfshirë në konflikt, si dhe për të provuar ligjërisht rrethanat e tjera të këtij rasti.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Dritan Dajti lë qelinë për disa orë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës

Dritan Dajti lë qelinë për disa orë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës